RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Skena prekëse në Cueta: Djali, lutje në lot ushtarit të mos e kthejë në Marok

skena-prekese-ne-cueta:-djali,-lutje-ne-lot-ushtarit-te-mos-e-ktheje-ne-marok

Vende që dikur i jepnin leksione qytetërimi Europës, sot nën poshtërim. Pse?

Pasi dhjetëra mijëra migrantë nga Maroku kaluan në enklavën spanjolle të Cueta-s ditët e fundit, shumica janë kthyer në vendin e tyre, por kriza humanitare vazhdon. Situata më e vështirë është për të miturit e pashoqëruar, nga të cilët, sipas vlerësimeve, rreth një mijë mbeten në enklavën spanjolle pa prindër dhe mbrojtje të përshtatshme.

Një nga skenat më prekëse regjistrua nga fotoreporterët e Associated Press. Një djalë 12-vjeçar, i cili po drejtohej nga një ushtar spanjoll drejt zonës kufitare, iu lut me lot që të mos e kthente në Marok.

“Të lutem, xhaxhi, do të të puth kokën, mos më kthe”, tha djali, skena këto që ne si shqiptarë na kujtojnë veten tonë vite më parë, në eksodet drejt Perëndimit, por dhe sot jo pak, edhe pse kanë ndryshuar skenat.

Pasi u përcaktua se ai ishte një i mitur i pashoqëruar, kthimi i tij u ndalua, sepse ligji spanjoll parashikon mbrojtje të veçantë për fëmijët që gjenden në një situatë të tillë.

Një dëshmi veçanërisht prekëse u dha nga një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare e cila i tha AP se gjatë kalimit kaotik të kufirit, ajo pa vëllain e saj tetëvjeçar të mbytej. Në rrëmujë, ajo humbi kontaktin me nënën e saj dhe sot i kalon ditët duke lypur në rrugët e Ceuta-s.

“Pashë njerëz që shkelnin mbi të vdekurit. Tani jemi fëmijë që lypin në rrugë“, tha ajo nëpërmjet një përkthyesi, pasi nuk flet spanjisht.

Ministri i Brendshëm spanjoll Fernando Grande-Marlaska tha se rreth 72,000 migrantë kaluan kufirin për në Cueta-s javën e kaluar, ndërsa rreth 70,000 u kthyen në Marok. Sipas autoriteteve lokale, midis tre mijë dhe pesë mijë njerëz mbetën në qytet, përfshirë rreth një mijë të mitur të pashoqëruar.

Autoritetet spanjolle thonë se të paktën 75 persona vdiqën gjatë kalimit masiv të kufirit, kryesisht për shkak të mbytjes dhe rrëmujës. Autoritetet marokene kanë raportuar 11 vdekje të tjera që nuk përfshihen në numrin spanjoll të viktimave.

Mbërritja masive e migrantëve pasoi informacionin e rremë të përhapur në mediat sociale se kufiri me Cueta-n ishte i hapur dhe se hyrja në enklavën spanjolle do të lejohej pa pengesa. Mijëra njerëz u drejtuan drejt bregdetit, duke besuar se do të arrinin lehtësisht në territorin evropian, duke çuar në një nga krizat më të mëdha të migrantëve në kufirin spanjoll-maroken në vitet e fundit.

Dhe duhet kujtuar se Maroku e vende të tjera të Magrebit(veriut të Afrikës), vërtet janë vende muslimane, por me regjime pa asnjë lidhje me virtytet islame. Më keq akoma, dhe në shërbim të sionistëve dhe tradhëtare të popujve të tyre, siç mbreti i Marokut.

Dikur nga këto vende do buronte një ndër qytetërimet më shkëlqimtare që ka parë bota, ai andaluzian, pararendëse e Rilindjes Europiane. Pse ndodhte kjo? Sepse mendonin me Islam, ndjenin me Islam, jetonin me Islam. Sot jo, në radhë të parë elitat e tyre të kalbura. /tesheshi

Related posts

Franca thirrje Izraelit të heqë pengesat ndaj ndihmave për në Gaza dhe mbrojtjen e personelit të OKB-së

Kushtrim Guraj

Presidenti iranian: Ato që ndodhin në Gaza, burim turpi për SHBA-në dhe Perëndimin

Muhamet Ramadani

Betohet Izmir Zeqiri, premton zbatim të ligjeve të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj

Muhamet Ramadani