RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sllovenia ia tërheq vërejtjen Serbisë pas deklaratës së Vuçiqit në lidhje me Kosovën

sllovenia-ia-terheq-verejtjen-serbise-pas-deklarates-se-vuciqit-ne-lidhje-me-kosoven

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka ftuar ambasadorin e Serbisë në Lubjanë për intervistë, si protestë për deklaratën që dha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, para pak ditësh në një konferencë në Beograd pas takimit me presidentin slloven Borut Pahor, shkruan të martën N1.

Vuçiqi gjatë konferencës pyeti gazetarët se si t’ia shpjegojë kombit të tij se Serbia po i vë sanksione Rusisë, e jo Sllovenisë.

E sipas Vuçiqit, Rusia nuk ka shkelur integritetin e Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare, meqë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që Sllovenia e ka bërë këtë.

Sipas N1, Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ia ka shprehur shqetësimin ambasadorit serb në Lubjanë, Zoran Vlatkoviq, lidhur me deklaratën e Vuçiqit dhe ka shprehur pritshmërinë që Beogradi zyrtar të mos problematizojë qëndrimin e Sllovenisë ndaj Kosovës.

“Ne informuam palën serbe se jemi shumë të befasuar nga deklaratat e presidentit Vuçiq. Edhe një herë përcollëm qëndrimin tonë për Kosovën, të cilën Sllovenia e njohu si shtet të pavarur. Në këtë drejtim, ne shprehëm pritjen që Serbia të mos e problematizojë qëndrimin tonë në lidhje me Kosovën në të ardhmen, sepse mbështetja e Sllovenisë për Kosovën nuk është e drejtuar kundër Serbisë. Ne gjithashtu shprehëm kundërshtimin tonë të fortë për barazimin e njohjes sllovene të Kosovës me agresionin rus kundër Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

Serbia është ndër vendet e pakta në Evropë që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë për agresionin në Rusi, me gjithë thirrjet e vazhdueshme të BE-së e SHBA-së.

Related posts

Ministri belg i Mbrojtjes: Turqia po shndërrohet në një fuqi detare në heshtje

admin

Konjufca: Serbia cenoi sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës

admin

Deklarata e Samitit të Madridit: NATO zyrtarisht fton Finlandën dhe Suedinë të bëhen anëtare të Aleancës

admin