RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Snajperët izraelitë vrasin një grua që punonte në Spitalin Al-Awda në veri të Rripit të Gazës

snajperet-izraelite-vrasin-nje-grua-qe-punonte-ne-spitalin-al-awda-ne-veri-te-rripit-te-gazes

Snajperët izraelitë vranë një grua të enjten vonë, e cila punonte në Spitalin Al-Awda në veri të Rripit të Gazës, i cili ka qenë i rrethuar nga ushtria ditët e fundit, tha qeveria e enklavës, transmeton Anadolu.

Të pranishmit në spital nuk kanë qenë në gjendje të kenë qasje në “ujë, ushqim dhe ilaçe” dhe u janë nënshtruar ndalimit dhe torturës, tha në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Ushtria izraelite e ka kthyer Spitalin Al-Awda në “kazermë ushtarake”, tha ministria të martën.

Zëdhënësi Ashraf al-Qudra tha se ushtria izraelite po mban 240 palestinezë, duke përfshirë 80 pjesëtarë të stafit mjekësor, 40 pacientë dhe 120 persona të zhvendosur brenda spitalit.

Ai tha gjithashtu se palestinezët brenda spitalit janë pa ujë, ushqim dhe ilaçe dhe ushtria izraelite pengon lëvizjen midis njësive spitalore.

 

Related posts

Linjat ajrore pezullojnë fluturimet për në Iz’rael dhe Liban mes frikës së një kon’flikti më të gjerë në Lindjen e Mesme

rezart morina

Zgjedhjet në Francë/ Kryeministri Attal i afron dorëheqjen presidentit Macron: Besnik ndaj traditës

admin

Ne’tanyahu u kërkon iz’raelitëve që të jenë “të durueshëm dhe të qetë” mes frikës së su’lmit iranian

admin6