RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

SNHR: Vonesa e ndihmave të OKB-së shkaktoi rritjen e numrit të viktimave të tërmetit në Siri

snhr:-vonesa-e-ndihmave-te-okb-se-shkaktoi-rritjen-e-numrit-te-viktimave-te-termetit-ne-siri

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) tha se vonesa e ndihmave të OKB-së për rajonet në veriperëndim të Sirisë të prekura nga tërmeti, shkaktuan rritjen e numrit të viktimave, transmeton Anadolu.

SNHR e cila dokumenton shkeljet e të drejtave të civilëve në Siri, në një raport të publikuar akuzoi OKB-në dhe institucionet e saj për “vonesa” në çështjen e dërgimit të ndihmave humanitare dhe ndërhyrjes në rajonet në veriperëndim të Sirisë të cilat u prekën nga tërmetet.

“Mbërritja e ndihmave të OKB-së me vonesë në veriperëndim të Sirisë dhe lënia të vetëm e institucioneve lokale të ndihmës në ndërhyrjen e tyre kundër fatkeqësisë së tërmetit shkaktoi rritjen e numrit të të vdekurve nën rrënoja”, thuhet në raport.

Në raport, arsyet e zyrtarëve të OKB-së për vonesat lidhur me dërgimin e ndihmave ndërkombëtare u cilësuan si të “pabaza” dhe nga OKB-ja u kërkua që të ngre një hetim të brendshëm i cili njofton arsyen e vonesës së përjetuar në dërgimin e ndihmave ndërkombëtare për rajonet e goditura nga tërmetet në veriperëndim të Sirisë.

Në tërmetet me qendër në Kahramanmaraş të Turqisë, në Siri humbën jetën të paktën 3.688 persona ndërsa u plagosën 14.749 të tjerë prej të cilëve më shumë se gjysma në rajonet nën kontrollin e opozitarëve.

Related posts

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme masive me dronë, pretendohen viktima nga të dyja palët

RTI

Helmim masiv në Budva të Malit të Zi, turistët përfundojnë në spital pasi hëngrën në një restorant

admin

Gjermania prezanton qysh tash masat e reja anti-COVID për vjeshtë dhe dimër

admin