RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Somali, 134 të vd’ekur nga epidemia e kolerës që nga fillimi i vitit

somali,-134-te-vd’ekur-nga-epidemia-e-koleres-qe-nga-fillimi-i-vitit

Të paktën 134 persona kanë vdekur nga epidemia e kolerës në Somali që nga janari, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të ministrisë thuhet se gjatë këtij viti janë zbuluar 16.231 raste të kolerës, e cila është shkaktuar kryesisht nga vështirësitë në aksesin e materialeve higjienike dhe reshjet dhe përmbytjet.

“Fatkeqësisht, këtë vit janë regjistruar 134 vdekje nga kolera, gjë që tregon seriozitetin e epidemisë”, tha ministria.

Në deklaratë po ashtu thuhet se në gjithë vendin, kundër epidemisë janë vaksinuar 920.913 persona.

Vitin e kaluar në Somali ishin regjistruar rreth 18 mijë raste të kolerës, prej të cilëve 46 njerëz kishin humbur jetën, më shumë se gjysma e të cilëve ishin fëmijë nën moshën 5 vjeç.

Related posts

Rrëfimi i serbit që gati sa s’fluturoi nga dritarja e avionit: “Një makth s’mund ta shpjegoj me fjalë!”

Hevzi

Rusia shkatërron eksplozivë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore në Gjirin e Finlandës

RTI

Turqia, Katari dhe Egjipti dënojnë ashpër shkeljet izraelite në Gaza

admin