RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sondazh: Gjermanët humbasin besimin në qeverinë dhe institucionet politike

sondazh:-gjermanet-humbasin-besimin-ne-qeverine-dhe-institucionet-politike

Besimi i popullit gjerman në qeverinë dhe institucionet politike ka vazhduar të bjerë, pasi kancelari Olaf Scholz ka humbur 13 për qind të popullaritetit të tij në krahasim me vitin 2022, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe ushtria janë më të besueshmet në sytë e publikut, sipas një sondazhi të ri të publikuar sot, transmeton Anadolu.

Besimi i publikut në institucionet politike është ulur ndjeshëm në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022, sipas sondazhit të kryer nga kompania Forsa për institucionet mediatike RTL, Stern dhe NTV.

Besimi ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz ka rënë në 20 për qind, që paraqet një rënie prej 13 për qind nga viti 2022.

Hulumtimi zbuloi gjithashtu pakënaqësi në rritje të publikut me qeverinë, pasi besimi në qeverinë federale ka rënë në 21 për qind.

Po ashtu, numri i atyre që i besojnë parlamentit ose Bundestagut është ulur në 32 për qind nga 37 për qind, një rënie prej 5 për qind nga një vit më parë, ndërsa i atyre që kanë shprehur besimin e tyre te partitë politike është ulur me 13 për qind, që paraqet një humbje prej 4 për qind nga viti 2022.

Policia dhe mjekët vazhdojnë të jenë më të besuarit nga publiku, ashtu si vitin e kaluar, ndërsa besimi te Gjykata Kushtetuese dhe ushtria është rritur përkatësisht në 74 dhe 53 për qind.

Mediat sociale dhe agjencitë e reklamave janë më pak të besuara nga qytetarët gjermanë, sipas sondazhit në të cilin kanë marrë pjesë 4.000 persona në dhjetor.

Related posts

Plakja e popullsisë: Në rajon vetëm Kosova me trend të fuqishëm lindjesh

admin

Vdekje, plagosje ndërsa sulmet ushtarake izraelite pushtojnë komunitetet e Bregut Perëndimor

admin6

Keqpërdorimet me patentë-shofer, Prokuroria e Pejës vazhdon hetimet

admin