RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sondazh: Gjysma e britanikëve thonë se Starmer duhet të japë dorëheqje si kryeministër

sondazh:-gjysma-e-britanikeve-thone-se-starmer-duhet-te-jape-doreheqje-si-kryeminister

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi, gjysma e britanikëve besojnë se kryeministri Keir Starmer duhet të japë dorëheqje, transmeton Anadolu.

Sondazhi i kryer nga Ipsos gjithashtu tregon dyshime të gjera për mundësitë e Partisë Laburiste në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Sondazhi, i realizuar me 2.262 të rritur midis 17 dhe 21 prillit dhe i ndarë me stacionin radiofonik londinez LBC, zbuloi se 50 për qind e të anketuarve mendojnë se Starmer duhet të dorëhiqet, ndërsa 36 për qind thonë se ai duhet të qëndrojë në detyrë.

Ai gjithashtu tregoi se 68 për qind e britanikëve besojnë se është e pamundur që Starmer të fitojë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, një rritje prej 5 pikë përqindje që nga qershori i vitit 2025.

Ipsos tha se sondazhi u zhvillua gjatë një periudhe presioni të shtuar politik pas një polemike mbi verifikimin e ish-ambasadorit britanik në SHBA, Peter Mandelson, i cili është përballur me shqyrtim për lidhjet e tij me të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein.

“Teksa shtohen spekulimet për të ardhmen e Keir Starmerit, rruga përpara për Laburistët mbetet e paqartë”, tha drejtori i politikës në Ipsos, Keiran Pedley.

“6 në 10 persona kanë një mendim negativ për të dhe gjysma mendojnë se ai duhet të largohet”, shtoi ai.

Megjithatë, Ipsos theksoi një përmirësim të lehtë në mbështetje për kryeministrin Starmer krahasuar me muajin shkurt, kur 52 për qind mbështesnin dorëheqjen.

Sondazhi gjithashtu sugjeroi mungesë konsensusi për pasuesit e mundshëm, me kryebashkiakun e Manchesterit të Madh, Andy Burnham, që shfaqet si alternativa më e preferuar, megjithëse ai nuk është anëtar i parlamentit.

Vlerësimet e popullaritetit të partive e renditën Partinë e Gjelbër në vend të parë me 28 për qind, e ndjekur nga Reforma në Mbretërinë e Bashkuar me 27 për qind, Liberal Demokratët me 23 për qind, Konservatorët me 22 për qind dhe Laburistët në vend të fundit me 20 për qind.

Related posts

Kush e shfrytëzon tensionin SHBA-Iran dhe për çfarë arsyeje?

RTI

Stoli ari dhe gjëra të çmueshme, çfarë u gjet në bastisjen e sotme në vendbanimet e ish-drejtuesve të byrosë

Muhamet Ramadani

Vendet e BE-së më shumë importojnë sesa eksportojnë biçikleta

admin