Rreth 55.3% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë e moshës 20 vjeç, janë të papërgjegjshëm për të ndërmarr veprime të duhura. Këtë mendim e kanë më së shumti të moshuarit, të cilët e shohin gjeneratën e re si jo aktiv në marrjen e vendimeve.
Duke nisur nga grup mosha 65-75 vjeç, 65.1 % e tyre, i konsiderojnë të rinjtë të papërgjegjshëm. Lakorja vjen në zbritje deri tek grup mosha 18-24 vjeç, ku 24.2 % e tyre mendojnë se të rinjtë janë të papërgjegjshëm.
Ndërkohë sa i përket punës, 57% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-ve nuk do të punojë. Ata mendojnë se të rinjtë nuk kanë dëshirë të punojnë nisin nga grup mosha 25 deri në moshën 34 vjeç me 53.2%. Madje dhe një pjesë e mirë e të rinjëve mendojnë se bashkëmoshatarët e tyre nuk duan që të punojnë.
Këto matje janë bërë sipas një sondazhi të Euronews Albania, ku shihet qartë një mungesë besimi dhe shprese të brezi i ri. Shumica e shqiptarëve mendojnë se gjenerata e re ende nuk është e aftë dhe e pjekur që të bëjë diçka ndryshe për këtë vend, duke nisur nga puna e deri te vendimet e rendësishme të jetës.