Një sondazh i kryer së fundmi ka treguar se shumica e izraelitëve nuk do të votojnë për kryeministrin Benjamin Netanyahu apo ndonjë parti që e mbështet atë në zgjedhjet e ardhshme, transmeton Anadolu.
Sondazhi i kryer nga Channel 12 zbuloi se 62 për qind e të anketuarve nuk do të votojnë për një parti që mbështet Netanyahu-n si një lider i Izraelit.
Sondazhi tregoi se vetëm 19 për qind do të votonin për një parti që mbështet Netanyahu-n, ndërsa 19 për qind e të anketuarve të tjerë thanë se nuk e dinë.
Rezultatet treguan gjithashtu se 30 për qind e atyre që aktualisht e klasifikojnë veten si votues brenda bllokut të Netanyahu-t thanë se nuk do të votojnë për një parti që mbështet Netanyahu-n për të vazhduar si kryeministër.
Që nga fillimi i sulmit shkatërrues izraelit kundër Rripit të Gazës më 7 tetor, opozita izraelite së bashku me familjet e pengjeve izraelite të mbajtur në Gaza kanë organizuar protesta për të treguar pakënaqësi për sjelljen e kryeministrit izraelit me negociatat e armëpushimit.
Netanyahu u ballafaqua gjithashtu me kundërshtimin publik me planin e tij të diskutueshëm të rishikimit gjyqësor që kufizon fuqinë e gjyqësorit.