RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Cilësohet problem ikja e punëtorëve pas liberalizimit, u rekomandohet pronarëve përmirësimi i kushteve të punës

cilesohet-problem-ikja-e-punetoreve-pas-liberalizimit,-u-rekomandohet-pronareve-permiresimi-i-kushteve-te-punes

Ikja e fuqisë punëtore tani pas liberalizimit shihet të jetë një problem më i theksuar i cili do të reflektoj në ekonominë e vendit. Sindikata e Gastronomisë dhe Hotelierisë së Kosovës, thotë se ikja e fuqisë punëtore ka filluar të vërehet që nga 2 janari i këtij viti.

Ekonomistët ndërkaq, thonë se bizneset duhet të gjejnë një zgjidhje për të mos lënë që ikja e fuqisë punëtore të ndikoj, përderisa sipas tyre gastronomia dhe ndërtimtaria do të jenë sektoret me ikjen më të madhe.

Synimet e kosovarëve për një jetë më të mirë jashtë vendit pas një janarit janë më të theksuara falë liberalizimit të vizave. Por largimi I fuqisë punëtore drejtë vendedve të zonës Shengen ka rritur shqetësimet e shumë kompanive private në vend, udhëheqësit e të cilave nuk e fshehin ftikën se mund të përballen me mungesë punëtorësh. Sipas Visar Demollit, kryetar i Sindikatës së Gastronomisë dhe Hotelierisë së Kosovës, pasojat mund të jenë të mëdha deri edhe në mbyllje të bizneseve.

Ekonomisti, Milazim Abazi, nuk e përjashton një fluks të daljes së punëtorëve jashtë vendit, e cila do të reflektohej në shumë sektorë, përfshirë gastronominë, e cila do detyrohet të shfrytëzoj mënyra të tjera që të funksionoj, duke filluar nga vetshërbimi në lokale.

Marë parasysh shifrat e mëdha të kosovarëve që kanë migruar jashtë vendit prej vitit 2016, ekonomisti Alban Hashani, e sheh zgjidhjen e ndaljes së këtij trendi nëpërmjet nagazhimit të institucioeve për kushte më të mira për punë.

Sindikata e Kosovës për Gastronomi dhe Hotelieri iu rekomandon pronarëve të bizneseve që të përdorin “trenin e fundit” për të stimular punëtorët të qëndrojnë në Kosovë, duke ngritur pagat, rregulluar pushimet si dhe kushtet e tjera të punës. Sipas saj, ardhja e punëtorëve nga vendet e tjera nuk do të rezultojë kënaqshëm, pasi ata po e përdorin Kosovën vetëm si vend tranziti për të kaluar në Perëndim.

Related posts

Ish-kryeministri kroat, Sanader dënohet me 18 vjet e tetë muaj burg

admin

Fidan: Përpjekja e Turqisë për në BE shumë e rëndësishme për “t’u lënë në agjendat e ngushta të disa vendeve”

rezart morina

Von der Leyen në Aman për të diskutuar për Gazën

rezart morina