RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot afati i fundit nga ShBA-ja dhe BE-ja për marrëveshjen në veri

sot-afati-i-fundit-nga-shba-ja-dhe-be-ja-per-marreveshjen-ne-veri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian presin që më së largu sot (të mërkurën) të arrihet një marrëveshje për qetësim të situatës në veri.

Kjo nënkupton se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të pajtohet me tri pikat/kushtet që dy emisarët, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak ia kumtuan atij, në takimin e së hënës.

Ato janë qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe dhe kthimi në dialog me Serbinë.

Amerikani Escobar tha të martën gjatë një takimi me gazetarë që nëse Kurti nuk i pranon këto tri kushte, atëherë i bie që ai nuk dëshiron bashkëpunim me SHBA-në dhe BE-në dhe se kjo, gjithnjë sipas tij, nuk mund të kalojë pa pasoja.

I dërguari amerikan për dialogun ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të prezantohet menjëherë nga qeveria.

Related posts

Trump thotë se pret “të arrestohet” të martën, bën thirrje për protesta

rezart morina

Më shumë stuhi priten pas tornados në Misisipi

admin

Erdoğan: OKB-ja dhe Perëndimi po vëzhgojnë krimet izraelite në Gaza për 140 ditë

rezart morina