RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot betohet kryetari shqiptar i Mitrovicës së Veriut

sot-betohet-kryetari-shqiptar-i-mitrovices-se-veriut

Sot fillon betimi i kryetarëve të rinj të katër komunave në veri të vendit.

I pari që do të betohet është Erden Atiq.

Ai do të betohet në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe nuk ka pikë tjetër në rendin e ditës.

Ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kur do të betohen tre kryetarët e tjerë.

Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe në veri të Mitrovicës u mbajtën pasi kryetarët paraprakë nga Lista Serbe, dhanë dorëheqje nëntorin e kaluar. Ata u larguan nga institucionet në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës që obligonte shoferët me makina me targa ilegale të lëshuara nga Serbia, t’i regjistronin ato në targat legale RKS – Republika e Kosovës.

Pjesëtarët e komunitetit serb gjerësisht bojkotuan zgjedhjet e prillit si rezultat i presionit të Beogradit zyrtar dhe strukturave paralele ilegale.

Related posts

Katër “receta” kineze kundër kaosit të shkaktuar nga Trump

RTI

Si është shndërruar Turqia në një strehë të sigurt mes konflikteve rajonale

Hevzi

Mianmar: Ushtarakët japin amnisti për mijëra persona para zgjedhjeve

RTI