RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot e përmbyll fjalën përfundimtare mbrojtja e Krasniqit

sot-e-permbyll-fjalen-perfundimtare-mbrojtja-e-krasniqit

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Sot pritet që fjalën përfundimtare ta përmbyll mbrojtja e Krasniqit. Pas kësaj anëtarët e trupit gjykues mund të parashtrojnë pyetje.

Seanca nis në orën 9:00 dhe transmetohet me 45 minuta vonesë.

Të premten në nisje të deklaratave përmbyllëse pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra, tha se klienti i saj duhet të shpallet i pafajshëm dhe të kthehet pranë familjes së tij.

Ajo theksoi në fjalën e saj se Krasniqi gjendet në paraburgim në Hagë që 1.926 ditë.

Deri më tani fjalët përmbyllëse i kanë shpalosur Prokuroria, ekipi mbrojtës i viktimave, dhe mbrojtja e Thaçit, Veselit e Selimit. Ndonëse Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin të akuzuar, avokatët e Thaçit dhe Veselit i kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe kanë deklaruar se klientët e tyre janë plotësisht të pafajshëm. Ish-eprorët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.

Related posts

Vodhën 6 kamionë me ushqime që po u dërgoheshin të prekurve nga tërmeti, 40 të arrestuar

Muhamet Ramadani

Osmani nuk arrin ta bindë Jasharajn, greva vazhdon

admin

Presidenti i sapozgjedhur iranian zotohet për unitet dhe bashkëpunim në mesazhin paszgjedhor

admin