RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot fillon dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë

sot-fillon-dergimi-i-fletevotimeve-per-votimin-me-poste

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nga ora 10:45 do të fillojë dërgimi i pakove me fletëvotime për votimin me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se dërgimi do të nisë përmes operatorit ekonomik.

“Ju njoftoj se ditën e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45, KQZ përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Vendi: Depo e DHL në Prishtinë”, ka thënë Elezi.

Rreth 58 mijë votues kanë përzgjedhur votimin me postë, të cilëve KQZ-ja do t’ua dërgojë pakon me fletëvotim në adresën e tyre.

Votimi përmes postës ishte planifikuar të fillojë të premten, por shtypja e fletëvotimeve në Slloveni të dedikuara për votuesit jashtë Kosovës, është përmbyllur vetëm më 12 dhjetor.

Related posts

Koreja e Jugut: Avionët ushtarakë kinezë dhe rusë hynë pa paralajmërim në zonën e mbrojtjes ajrore

Muhamet Ramadani

Ashpërsohet gara presidenciale 100 ditë para zgjedhjeve në SHBA, Kamala Harris dhe Donald Trump sulmojnë njëri-tjetrin gjatë fushatave

admin

Japonia asgjëson 7,75 milionë shpendë mes rritjes së rasteve me gripin e shpendëve

admin