RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot mbyllet afati për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 7 qershorit

sot-mbyllet-afati-per-akreditimin-e-vezhguesve-dhe-mediave-per-zgjedhjet-e-7-qershorit

Sot, më 30 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbyll afatin për aplikim online për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave që do të vëzhgojnë zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe aktivitetet pas ditës së zgjedhjeve.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se kush mund të aplikojë për t’u akredituar si vëzhgues.

“Deri në përfundim të ditës së sotme, e shtunë, 30 maj 2026, subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve”, njoftoi Elezi.

Elezi shtoi se edhe në këto zgjedhje KQZ ka paraparë një program të veçantë për vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, që përfaqësojnë institucione dhe organizata të specializuara në fushën e zgjedhjeve.

“Programi për vëzhguesit ndërkombëtarë ka për qëllim të prezantojë sistemin zgjedhor të Republikës së Kosovës, kornizën ligjore dhe administrimin e zgjedhjeve. Vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët përfaqësojnë institucione që merren me organizimin e zgjedhjeve në vendet e tyre dhe organizata të specializuara në fushën e zgjedhjeve, do të kenë mundësi që të përcjellin nga afër aktivitete të ndryshme, duke filluar shpërndarjen e materialeve zgjedhore, hapjen e vendvotimeve dhe votimin në komuna të ndryshme dhe procesin e numërimit të fletëvotimeve”, tha Elezi

Related posts

Krimet në Gaza, snajperi izraelit ia heq vetes

RTI

Gati dy muaj nga atentati, kryeministri sllovak Robert Fico kthehet në punë

admin

Ngrihet aktakuzë ndaj 6 personave për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

admin