RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot mbyllet afati për koalicionet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

sot-mbyllet-afati-per-koalicionet-e-zgjedhjeve-te-28-dhjetorit

Sot skadon afati ligjor për partitë politike të regjistruara që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) marrëveshjet për koalicionet zgjedhore, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.

Sipas KQZ-së, deri më tani janë regjistruar dy koalicione, të formuara nga partitë e komuniteteve jo-shumicë, ndërsa subjektet e mëdha politike shqiptare nuk kanë paraqitur ndonjë marrëveshje bashkëpunimi.

“Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike është njoftuar për formimin e dy koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhje, si në vijim: ‘PAI-PDAK-LPB’, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB); dhe Koalicioni VAKAT, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV)”, ka bërë të ditur KQZ-ja.

KQZ ka rikujtuar se një koalicion mund të përbëhet nga të paktën dy parti politike, ndërsa pas certifikimit, asnjë parti nuk mund të tërhiqet deri në certifikimin përfundimtar të rezultatit zgjedhor.

Po ashtu, një parti që është pjesë e një koalicioni nuk mund të paraqitet në një koalicion tjetër, as të garojë e vetme në të njëjtat zgjedhje.

Related posts

Rritet në 80 numri i viktimave nga zjarret në Hawaii

admin

BE: Marrëveshjet e dialogut thonë se Ekipi Menaxhues duhet të jetë në funksion derisa të miratohet Statuti i Asociacionit

admin

“Patriot i vërtet dhe politikan i mençur”- Putin uron Lukashenkon në ditëlindjen e tij të 70-të, i nderon me çmimin më të lartë shtetëror të Rusisë

admin