RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sot Mlladiç, nesër Netanyahu?

sot-mlladic,-neser-netanyahu?

Nacionalizmi i kthen në heronj përgjegjësit për krime lufte

Vdekja e Ratko Mlladiçit më 27 gusht dhe reagimi në Serbi kanë shkaktuar tronditje ndërkombëtare. Ish komandanti i serbëve të Bosnjës, i dënuar në vitin 2017 për gjenocid dhe krime lufte, vdiq në burgun e Hagës, por në vendin e tij u prit nga një pjesë e shoqërisë si hero kombëtar.

Flamujt u ulën në gjysmështizë, politikanë nacionalistë e lavdëruan dhe njerëz u mblodhën në memoriale të improvizuara për ta nderuar.

Për shumëkënd pyetja ishte e pashmangshme: si është e mundur që, më shumë se tri dekada pas luftërave në ish-Jugosllavi, një njeri i dënuar për gjenocid të vazhdojë të trajtohet si hero?

Pikërisht ky reagim, sipas një analize të Haaretz, ngre një pyetje shqetësuese edhe për Izraelin: si do të kujtohen pas disa dekadash udhëheqësit e luftës në Gaza?

Nga Tel Avivi, pamjet nga Serbia nuk duken thjesht si një rikthim i së kaluarës së Ballkanit. Ato mund të jenë një paralajmërim për të ardhmen e Izraelit.

Nëse një shoqëri mund ta shndërrojë, pas disa dekadash, një figurë të dënuar për krime lufte në simbol kombëtar, atëherë është e arsyeshme të pyetet nëse e njëjta gjë mund të ndodhë nesër me Benjamin Netanyahun apo ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Të dy janë përballur me akuza ndërkombëtare për veprimet gjatë luftës në Gaza. Sipas Haarez, pyetja nuk është vetëm se si gjykohet lufta sot, por edhe se si do ta gjykojë historia atë disa dekada më vonë.

Vdekja e Mlladiçit, ndërkohë, nuk ka sjellë as ajtim dhe as shërim për viktimat e Bosnjës. Emir Suljagiç, drejtues i Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës dhe vetë i mbijetuar, ka thënë se kishte zgjedhur të ndërtonte jetën e tij pa pritur vdekjen e Mlladiçit.

Edhe publicisti nga Kosova Veton Surroi rikujtoi se autoritetet serbe e kishin mbrojtur për vite me radhë Mlladiçin dhe Radovan Karaxhiçin nga drejtësia ndërkombëtare.

Këtu qëndron një nga mësimet më të hidhura të Ballkanit: paqja nuk mund të presë derisa paët të ndihen gati për pajtim.

Lufta, pushtimi dhe vrasjet duhet të ndalen përpara se të krijohet “besimi”, sepse pritja mund të zgjasë pafundësisht.

Por Serbia nuk është një shoqëri homogjene. onja Biserko, një nga zërat më të njohur kundër nacionalizmit serb, ka denoncuar prej vitesh mohimin e krimeve të Srebrenicës.

Në një deklaratë të cituar nga Haaretz, ajo paralajmëron se Serbia ende nuk është përballur realisht me politikat që çuan në luftërat e viteve ’90 dhe me pasojat e tyre.

Megjithatë, ka edhe një brez që e refuzon këtë tashëgimi. Në Novi Sad, të rinj serbë kanë hequr postera që nderonin Mlladiçin dhe kanë deklaruar: “Kriminel, jo hero”.

Këto zëra tregojnë se edhe brenda një shoqërie të mbërthyer nga nacionalizmi ekziston mundësia për një tjetër rrëfim mbi të kaluarën.

Dhe ky është thelbi i paralajmërimit. Asnjë shqëri nuk është e imunizuar ndaj nacionalizmit ekstrem dhe asnjë popull nuk është i mbrojtur nga tundimi për ta quajtur dhunën “vetëmbrojtje”.

Trauma e vërtetë dhe frika mund të shfrytëzohen nga udhëheqësit politikë për të justifikuar krimet e kryera në emër të kombit.

Pyetja më e vështirë, pra, nuk është se si ta dalojmë të keqen kur vjen nga armiku, por si ta njohim kur shfaqet brenda shoqërisë sonë, me flamurin tonë dhe në emrin tonë.

Serbia e Mlladiçit është një paralajmërim se si krimineli mund të kthehet në hero; frika është se historia mund të përsëritet diku tjetër. tesheshi

Related posts

Presidenti kinez do të presë presidentin e Koresë së Jugut në një vizitë shtetërore

RTI

Pavarësisht kufizimeve izraelite, 120 mijë palestinezë falën xhumanë e dytë të Ramazanit në Al-Aksa

admin

Irani: Nuk ka negociata të drejtpërdrejta me SHBA-në, vetëm shkëmbim mesazhesh nëpërmjet ndërmjetësve

admin