RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot nis afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

sot-nis-afati-per-regjistrimin-e-votuesve-jashte-kosoves

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 26 nëntor do të fillojë periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar detaje për periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, e cila do të përmbyllet më 6 dhjetor 2025.

“Gjatë kësaj periudhe 11-ditore (26 nëntor – 6 dhjetor 2025), të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimi mund të bëhet përmes (1) platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org ose përmes (2) postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë”, tha ai.

Më tej, Elezi ka treguar se në momentin e regjistrimit, votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit.

Related posts

Dy motra kursyen 20 vjet për ta kryer Haxhin, njëra ndërroi jetë në Mekë

admin

Ukraina: Mbi 260 mijë rusë të vrarë që nga fillimi i luftës

admin

Prokuroria e Gjakovës: Bashkëshorti dyshohet për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë

RTI