RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim në zgjedhjet e 7 qershorit

sot-perfundon-afati-per-subjektet-e-reja-politike-per-aplikim-ne-zgjedhjet-e-7-qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do ta përmbyllë sot në mesnatë afatin për aplikimin e subjekteve të reja politike që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Përveç 22 partive politike dhe 3 koalicioneve që tashmë kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje, mundësi për certifikim deri sonte kanë edhe koalicionet e reja, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se partitë politike konsiderohen automatikisht të certifikuara sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ndërsa procesi i aplikimit vlen vetëm për subjektet e reja politike.

Ai theksoi se aplikimet duhet të dorëzohen online në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar pranë KQZ-së.

Ndërkohë, afati tjetër i rëndësishëm zgjedhor është 12 maji, kur të gjitha subjektet politike duhet të dorëzojnë listat me kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 28 dhjetor, KQZ kishte certifikuar 1,180 kandidatë për deputetë nga 24 subjekte politike të ndryshme.

Related posts

18 të vr’arë nga një su’lm iz’raelit në Ga’za, të gjithë të një familjeje

Muhamet Ramadani

Donald Trump: Ta testojmë NATO-n përmes nenit 5, Aleanca të ndërhyjë për të mbrojtur kufirin tonë jugor

admin

Mijëra protestues në Tunizi në ditën e demokracisë, tunizianët protestojnë kundër regjimit

admin