RTV AHIRETI
Lajme

Sot përfundon periudha shtesë e regjistrimit të popullsisë

sot-perfundon-periudha-shtese-e-regjistrimit-te-popullsise

Sot përfundon regjistrimi i popullsisë edhe për komunat në Kosovë të cilat kishin kërkuar shtyrjen e afatit për një javë në mënyrë që të përmbyllin suksesshëm këtë proces.

Afati i regjistrimit të popullsisë ishte nga 5 prilli deri më 17 maj, ndërsa me kërkesë në disa komuna është shtyrë edhe për një javë, deri më 24 maj.

Në periudhën sa është shtyrë regjistrimi, intervistat janë zhvilluar nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Ndryshe, nga këtu regjistrimi i Diasporës do të vazhdojë të bëhet përmes Platformës online eDiapsora (https://ediaspora.rks-gov.net/) deri më 31 gusht 2024.

Pas javës së parë të regjistrimit sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ishin regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë banorë.

Referuar po kësaj periudhe kohore për diasporën ishte kaluar numri mbi 400 mijë që janë regjistruar në formën online.

The post Sot përfundon periudha shtesë e regjistrimit të popullsisë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Presidenti amerikan mirëpret zgjatjen e mandatit të kreut të NATO-s

rezart morina

“Nuk ka Evropë pa Italinë”- Giorgia Meloni kundër propozimeve për pozitat e larta në KE, udhëheqësit e BE-së zbusin tonet: S’kishim ndërmend ta ofendonim

admin

Ringjallja e iniciativës së grurit axhenda kryesore në përpjekjet diplomatike të Turqisë në OKB

admin