RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetRajon dhe BotëShqipëri

Sot protesta kombëtare, diaspora mbërrin në Shkodër – me këngë patriotike dhe flamuj, vijojnë rrugën drejt Tiranës

sot-protesta-kombetare,-diaspora-mberrin-ne-shkoder-–-me-kenge-patriotike-dhe-flamuj,-vijojne-rrugen-drejt-tiranes

Mijëra qytetarë shqiptarë pritet të mblidhen edhe këtë të shtunë në kryeqytet, këtë herë në kuadër të protestës kombëtare. Ky manifestim shënon ditën e 35-të të tubimeve të njëpasnjëshme kundër qeverisë Rama.

Dhjetëra bashkëkombës të ardhur nga jashtë vendit kanë mbërritur fillimisht në veri të vendit, në Shkodër, nga ku po organizohen për t’u nisur drejt Tiranës.

Në pamjet e siguruara nga terreni, shihet atmosfera e ndezur në rrugët kombëtare. Vargje makinash po lëvizin drejt kryeqytetit, të mbuluara me flamuj kuqezi, me flamurin e UÇK-së dhe në sfondë këngë patriotike.

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” në orën 19:00, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të shprehin kërkesat e tyre dhe në përfundim marshimi do të vijoj drejt rrugëve të kryeqytetit.

Sipas përfaqësuesve të protestuesve dhe emigrantëve që i janë bashkuar kësaj lëvizjeje, kërkesa kryesore dhe e panegociueshme mbetet dorëheqja pa kushte e kryeministrit Edi Rama. /Euronews.al/

Related posts

Nga ngërç politik te komuniteti serb/ Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

admin

Kurti: Ende mungon pranimi i së vërtetës nga Serbia dhe drejtësia për krimet në Kosovë

admin

Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë

Irfan Jahiu