RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetMaqedoni

Sot protestohet në Shkup për katërshen e UÇK-së

sot-protestohet-ne-shkup-per-katershen-e-uck-se

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet në Sheshin “Skënderbej” në Shkup, duke nisur nga ora 18:00.

Njoftimi i plotë:

LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!

Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar.

Nesër ftojmë të gjithë shqiptarët të mblidhemi për ti dhënë një mesazh gjykatës se ata të cilët u vunë në shërbim të lirisë nën emblemën e UÇK-së nuk ka gjykatë që i gjykon sepse UÇK-ja është e pastërt.Nga Shkupi do të përcjellim zërin tonë të fuqishëm të solidaritetit dhe mbështetjes.

UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve.

Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi.

Të gjithë bashkë për drejtësi. Të gjithë bashkë për çlirimtarët!

Sheshi “Skënderbej” – Shkup

Ora 18:00

Related posts

“Të shohim çfarë do të bëjnë shqiptarët”/ Kërcënimet e Vuçiç, BE paralajmëron zyrtarët serbë: Deklaratat për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit nuk ndihmojnë normalizimin

admin

Gaza, vriten 4 palestinezë në sulmet izraelite ndërsa 22 të tjerë plagosen

Irfan Jahiu

Turqia u bën thirrje SHBA-së, Izraelit dhe Iranit të ndalin menjëherë armiqësitë

admin