RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkesat janë të qarta

sot-protestojne-punetoret-e-kek-ut,-kerkesat-jane-te-qarta

Punëtoret e Korporatës Energjetike të Kosovës sot do të mbajnë protestë, përpara zyreve qendrore të KEK-ut.

Protesta është njoftuar të fillojë në orën 11:00, raporton IndeksOnline.

Sipas Sindikatës së Re të KEK-ut, protesta organizohet si pasojë e mosrealizimit të kërkesave legjitime të punëtorëve nga menaxhmenti dhe institucionet përgjegjëse.

Nga Sindikata pohojnë se ka pasur dialog dhe njoftime të vazhdueshme sindikale mbi kërkesat e punëtorëve.

“Pa punëtor nuk ka energji. Pa dinjitet nuk ka KEK” thuhet në njoftim.

Related posts

Kryeministri, me një të vërtetë në kritikat për drejtësinë

Hevzi

Osmani vizitë në Mitrovicë të Jugut

RTI

ZRrE u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve për kursim të energjisë elektrike

RTI