RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot votohen marrëveshjet ndërkombëtare

sot-votohen-marreveshjet-nderkombetare

Marrëveshjet ndërkombëtare do të jenë në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi, ku është bërë e ditur agjenda e seancës plenare.

Seanca do të fillojë në orën 10:00, derisa në rend dite janë 39 pika.

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë dje në një konferencë për media se kjo parti do t’i votojë Marrëveshjet Ndërkombëtare, të cilat kanë mbetur tash e një kohë të gjatë të pa miratuara.

Zhbllokimi i votimit të këtyre Marrëveshjeve Ndërkombëtare vjen pas takimit që patën kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ku u bisedua për çështjet legjislative dhe për mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje.

Related posts

Sunak: BM mirënjohëse Shqipërisë për luftën kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

admin

Kurti e quan Serbinë shtet autoritar me aspirata territoriale ndaj Kosovës

admin

Murtaja e dhive/ Greqia heq pjesërisht ndalimin e transportit të kafshëve

admin