RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spanja: Aktivistët tanë të Flotiljes së Gazës do të deportohen nëpërmjet Turqisë

spanja:-aktivistet-tane-te-flotiljes-se-gazes-do-te-deportohen-nepermjet-turqise

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares tha sot se qytetarët e tyre nga flotilja e ndihmës për në Gaza do të deportohen gjatë ditës nëpërmjet Turqisë, transmeton Anadolu.

“Konsulli i Spanjës në Izrael sapo na ka informuar se ata me sa duket tashmë po transferohen në një aeroport, aeroportin ‘Ramon’, së bashku me aktivistët e tjerë, në mënyrë që të deportohen, siç sugjerojnë të gjitha indikacionet, nëpërmjet Turqisë”, tha Albares për transmetuesin “La Hora de La 1”.

Megjithatë, ai vuri në dukje se kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. “Kjo është ajo që tashmë po diskutohet midis konsujve dhe ajo që po vërehet në terren”, tha Albares.

Flotilja e ndihmës humanitare Globale “Sumud” tha të martën se të 50 anijet në konvoj janë sekuestruar nga Izraeli.

Flotilja, që mbante 428 aktivistë nga 44 vende, u nis të enjten e kaluar nga distrikti turk i Marmarisit në një përpjekje të re për të thyer bllokadën e paligjshme izraelite të vendosur në Rripin e Gazës që nga viti 2007.

Related posts

Presidenti i Brazilit: Ish-presidenti Bolsonaro do të vuajë dënimin me burg

Muhamet Ramadani

SHBA: Po punojmë me Ukrainën për të zbuluar të vërtetat lidhur me rrëzimin e avionit rus

admin

Irlanda “e tmerruar dhe e tronditur” nga trajtimi izraelit ndaj aktivistëve të flotiljes që po shkonte në Gaza

Kushtrim Guraj