RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spanja ofron kontribut vullnetar për GJND në hetimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Gaza

spanja-ofron-kontribut-vullnetar-per-gjnd-ne-hetimin-e-shkeljeve-te-te-drejtave-te-njeriut-ne-gaza

Qeveria e koalicionit të majtë vendosi që Spanja të ofrojë kontribut vullnetar për Prokurorinë e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për hetimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Gaza, e cila ndodhet nën sulmet izraelite, transmeton Anadolu.

Me vendimin e marrë në mbledhjen që Këshilli i Ministrave mbajti më 30 janar, Spanja me qëllimin që përgjegjësit të japin llogari para gjykatës, do të ofrojë kontribut vullnetar për GJND në hetimin e shkeljeve masive të të drejtave të njeriut në Gaza.

Në kuadër të këtij kontributi vullnetar që ka rëndësi politike, një burim prej 500 mijë eurosh do të transferohet në Fondin e Besimit të Prokurorisë së GJND-së në vitin 2024.

Prokuroria e GJND-së e cila heton krimet e gjenocidit, të luftës dhe kundër njerëzimit dhe e cila është një nga katër organet e GJND-së, që nga qershori i vitit 2021 e deri më tani drejtohet nga prokurori Karim Ahmad Khan.

Prokuroria e GJND-së e cila aktualisht ka 17 hetime të hapura, tre prej të cilave janë në fazën paraprake, krijoi në mars 2022 një fond për të mbështetur punimet e këtyre hetimeve dhe aktiviteteve të trajnimit.

Për shkak se në mesin e hetimeve të kryera nga GJND-ja janë edhe krimet e luftës së kryer kundër gazetarëve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Gaza, kontributi vullnetar që Qeveria e Spanjës do të ofrojë do të përdoret edhe për këto hetime.

Related posts

Në fjalimin në OKB, Zonja e Parë Emine Erdoğan bën thirrje për ‘sistem të drejtë’ për problemet klimatike

Muhamet Ramadani

Polonia akuzon Putinin për dezinformim

admin

Të mërkurat ditë feste zyrtare, shtetet që po marrin masa për të kursyer karburantin

admin