RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spanja pengon Arabinë Saudite të marrë shumicën e aksioneve në kompaninë e telekomunikacionit Telefonica

spanja-pengon-arabine-saudite-te-marre-shumicen-e-aksioneve-ne-kompanine-e-telekomunikacionit-telefonica

Qeveria e koalicionit të majtë spanjoll vendosi të pengojë kompaninë saudite të telekomunikacionit STC Group që të marrë shumicën e aksioneve në kompaninë shumëkombëshe me qendër në Madrid, Telefonica, duke theksuar se ajo është e një rëndësie strategjike, raporton Anadolu.

Telefonica është operatori kombëtar spanjoll i telekomunikacionit dhe një nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit në botë.

Me vendimin e sipërpërmendur, Qeveria gjithashtu kërkoi blerjen e 10 për qind të Telefonica nga Kompania Shtetërore për Pjesëmarrje Industriale (SEPI), duke informuar edhe Komisionin Kombëtar të Tregut të Letrave me Vlerë për këtë veprim.

Duke qenë se kapitali aktual i Telefonica është 20.5 miliardë euro, blerja pritet të jetë ekuivalente me 2.05 miliardë euro.

SEPI theksoi se Telefonica është një kompani lider në fushën e telekomunikacionit si në Spanjë ashtu edhe në tregun ndërkombëtar, duke shtuar se kompania “është e një rëndësie jetike për ekonominë, strukturën e prodhimit, kërkimin, sigurinë, mbrojtjen dhe përfundimisht, për mirëqenien e qytetarëve”.

Megjithëse Telefonica u privatizua në vitin 1997, me blerjen e fundit ajo do t’i kthehet shtetit spanjoll.

Grupi Saudit STC njoftoi në shtator se kishte blerë 9.9 për qind të Telefonica për 2.1 miliardë euro.

Qeveria spanjolle kundërshtoi faktin që kompania saudite të bëhej aksioneri më i madh në Telefonica, me argumentin se ajo është një kompani strategjike kombëtare.

Ministrja e Ekonomisë Nadia Calvino tha pas seancës së kabinetit se blerja “mundëson pjesëmarrjen e shtetit në projekte të mëdha strategjike të telekomunikacionit”, duke deklaruar se kjo ishte në “përputhje” me veprime të ngjashme të vendeve të tjera të mëdha evropiane si Franca dhe Gjermania.

Related posts

6 punonjës të OKB-së mes të vr’arëve në su’lmin e Iz’raelit ndaj shkollës në Nuseirat

RTI

Thirrje që të mos votohet Projektligji për KPM-në: Lëvizja Vetëvendosje do që ta “kap” sektorin medial

RTI

Lajçaku tha se Serbia është tërhequr nga letra drejtuar BE-së, Bërnabiq: S’është koha të tregojmë tani

RTI