RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spanjë, brenda një viti mbi 4.000 vetëvrasje

spanje,-brenda-nje-viti-mbi-4.000-vetevrasje

Instituti Kombëtar i Statistikave në Spanjë (INE) njoftoi se numri i personave që kanë kryer vetëvrasje në vend ka kaluar 4.000 për herë të parë në vitin 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

INE deklaroi se në vitin 2021 ka pasur një rritje prej 1.6 për qind të rasteve të vetëvrasjeve krahasuar me vitin 2020.

Në raport thuhet se numri i personave që kanë kryer vetëvrasje në vitin 2021 ka qenë 4.003.

Siç u theksua, ka patur një rritje serioze të vetëvrasjeve në Spanjë, veçanërisht pas pandemisë së COVID-19.

Në vitin 2018 u regjistruan 3.539 raste të vetëvrasjes në vend, në 2019 ishin 3.617 dhe në vitin 2020 u regjistruan 3.941 raste të vetëvrasjes.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, gjithsej 2.015 persona kanë kryer vetëvrasje, që është rritje prej 5.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Siç raporton INE, vetëvrasja renditet e dyta në listën e vdekjeve jonatyrore në grupmoshat 15-29 vjeç.

Related posts

Haradinaj, Kurtit: Shko Albin, shko se s’je tu qitë në dritë kurgjo

rezart morina

Para të falsifikuara në treg, Policia konfiskon monedhat e dyshimta në disa qytete

admin

Kurti udhëton për në Itali, merr pjesë Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropian

admin6