RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spanjë, kapen 197 anëtarë të organizatave kriminale ndërkombëtare me kombësi të ndryshme

spanje,-kapen-197-anetare-te-organizatave-kriminale-nderkombetare-me-kombesi-te-ndryshme

Policia Spanjës njoftoi se ka kapur 197 anëtarë të organizatave kriminale nga 34 kombësi të ndryshme në hetimet e bashkë-financuara me fondet evropiane, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Departamenti për media i Policisë së Spanjës thuhet se shumica e të arrestuarve janë nga 34 kombësi kryesisht evropiane dhe se 33 prej tyre janë persona të arratisur nga drejtësia lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike, mashtrime, krime seksuale dhe të tjerë që përfshijnë dhunë.

“Të financuara bashkërisht nga policia spanjolle dhe Drejtoria e Përgjithshme e Migracionit dhe Çështjeve të Brendshme të Komisionit Evropian, operacionet u zhvilluan në kuadër të 29 hetimeve të ngritura”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se u kryen kontrolle në 114 shtëpi dhe biznese, se u konfiskuan mbi 8 tonë lëndë narkotike, dhjetëra armë zjarri dhe thika, 57 automjete, prona dhe mbi 22 milionë euro.

Krahas Agjencisë Amerikane për Luftën kundër Drogës (DEA), Agjencisë së Bashkëpunimit për Ligjin Penal të BE-së (EUROJUST) dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Kufijve të BE-së (FRONTEX), operacionet u kryen edhe me kontributin e Departamenteve të policive të Portugalisë, Holandës, Gjermanisë, Suedisë, Danimarkës, Norvegjisë, Islandës, Finlandës, Lituanisë, Letonisë, Estonisë, Bullgarisë, Rumanisë, Polonisë, Serbisë dhe Sllovenisë.

Në deklaratë theksohet se 197 personat e kapur janë shtetas të Shqipërisë, Gjermanisë, Algjerisë, Belgjikës, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Kanadasë, Kolumbisë, Danimarkës, Sllovakisë, Spanjës, Estonisë, Finlandës, Francës, Iranit, Irlandës, Italisë, Letonisë, Lituanisë, Marokut, Nigerisë, Holandës, Polonisë, Britanisë së Madhe, Rumanisë, Rusisë, Serbisë, Somalisë, Suedisë, Zvicrës, Ukrainës, Libanit, Uruguajit dhe Venezuelës.

Related posts

Suedia: Presim që Turqia të nisë procesin e ratifikimit të NATO-s

rezart morina

Biden do të bisedojë me Netanyahu-n pasi nisin evakuimet në Rafah

admin

Ditë historike për Kosovën/ Bëhen 34 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut

admin