Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, konfirmoi sot se mëngjesin e sotëm janë raportuar alarme për mjete shpërthyese të vendosura në nëntë shkolla dhe në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut, sipas të njëjtit modus që është është pjesë e të ashtuquajturës luftë hibride që po bëhet, jo vetëm në vendin tonë.
“Ky është një shembull klasik i kërcënimeve hibride. Për fat të mirë, këto janë sulme që vijnë në mënyrë elektronike, d.m.th informata, dhe se siguria nuk është absolutisht e rrezikuar, veçanërisht duke pasur parasysh që Banka Popullore ëhtë e siguruar 24 orë në ditë”.
Ai ishte decid se po merrenmasa maksimale së bashku me partnerët tanë strategjik, me qëllim që suiç tha ai të sigurohen prova në të gjitha aspektet.
“Shqetësimi është i madh, por qëllimi i sulmeve të tilla hibride është pikërisht ky. Të krijojë trazira te qytetarët, të ketë pasiguri, të ndikojë në institucionet, të shpërdorojë shërbimet e sigurisë në vend. Policia dhe të gjitha shërbimet që janë të përfshira në atë pjesë punojnë me efikasitet. Ne kemi kontrolle të shpejta, jo vetëm në shkolla por edhe në institucionet tjera se si të veprohet në një rast të tillë”.
Duke vënë në dukje se në shumë shtete tashmë janë ndryshuar protokollet në të cilat është përcaktuar shkalla e realitetit të kërcënimit para se të merren masa, ministri Spasovski informon se tashmë janë zhvilluar diskutime me Komitetin Nacional për Luftimin e Terrorizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm dhe pret që të vendoset për ndryshime të protokolleve. Megjithatë ai sqaroi se tani për tani protokollet janë të tilla dhe duhet të respektohen.
Sot rreth orës 09:45 në SPB Shkup është raportuar se në adresën elektronike të nëntë shkollave të mesme në Shkup është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes. . Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave.
“Po ashtu, sot rreth orës 10:10, BPRM ka raportuar se në adresën e emailit është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes. Menjëherë janë marrë masat e nevojshme për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”.
Alarmet për bomba nëpër shkolla ka kohë që kanë nisur. Gati për çdo ditë ka alarme për bomba nëpër shkollat fillore dhe të mesme jo vetëm të kryeqytetit por edhe të qyteteve të tjera. Pak ditë më parë policia arrestoi një të mitur nga Shkupi, I cili akuzohet për kryerjen e veprës “terrorizëm”. I miturui i frymëzuar nga njoftimet e mëparshme për vendosjen e bombave në disa shkolla të mesme në territorin e qytetit të Shkupit nga kompjuteri I tij ka dërguar emaile ku ka alarmuar për bomba në disa shkolla. /shenja