RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Volodymyr Zelensky shpallet “Personi i vitit” nga revista “Time”

volodymyr-zelensky-shpallet-“personi-i-vitit”-nga-revista-“time”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shpallur “Personi i vitit” nga revista “Time”.

Ish-komediani dhe aktori 44-vjeçar, është president i Ukrainës që nga viti 2019.

Zelensky është vlerësuar për qëndrimin e tij stoik në luftën që Rusia po zhvillon në shtetin e tij, tash e nëntë muaj.

Sipas “Times” Volodymyr Zelensky e zgjoi në këmbë botën në një mënyrë që nuk është parë në dekada.

Në javët pasi bombat ruse filluan të binin më 24 shkurt, vendimi i tij për të mos ikur nga Kievi, por për të qëndruar dhe për të mbledhur mbështetjen ishte fatale.

Nga postimi i tij i parë 40 sekonda në Instagram më 25 shkurt – duke treguar se kabineti i tij dhe shoqëria civile ishin të paprekura dhe në vend – deri te fjalimet e përditshme të mbajtura nga distanca në shtëpitë e Parlamentit, Bankës Botërore dhe çmimeve Grammy, Presidenti i Ukrainës ishte kudo.

Ofensiva e tij e informacionit ndryshoi sistemin gjeopolitik, duke shkaktuar një valë veprimi që përfshiu globin. /koha

Related posts

Kryeministri britanik i shqetësuar për situatën në veri: Kurti e Vuçiq kanë përgjegjësi për të ulur tensionet

admin

Erdogan: Bashkëpunimi i fortë dhe zinxhirë të qëndrueshëm të furnizimit, të nevojshëm për të ringjallur tregtinë globale

admin

Dy motra kursyen 20 vjet për ta kryer Haxhin, njëra ndërroi jetë në Mekë

admin