Të mërkurën specializantët kanë protestuar sërish para Ministrisë së Shëndetësisë.
Për të dytën ditë ata protestuan për mospagesën e kujdestarive sipas Ligji të ri të Pagave si dhe mospagesa fare e kujdestarive me subvencione prej muajit shkurt.
Arianit Zajmi, nga këshilli organizativ, ka paralajmëruar radiaklizim të masave nëse nuk merren parasysh kërkesat.
Ky grup i specializantëve do të protestojnë edhe të enjten e të premten para MSh-së.