RTV AHIRETI
Lajme

Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

specialja-ua-vazhdon-paraburgimin-rexhep-selimit-dhe-jakup-krasniqit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i DhSk-së, Michael Doyle, gjatë konferencës javore në të cilën jepen informacione të përditësuara lidhur me punën e kësaj gjykate.

Doyle tha se vendimi është marrë më 15 maj, në të cilin, thuhet se Trupi Gjykues ka konstatuar se për të dy të akuzuarit vazhdon të ekzistojë rreziku që të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera.

“…më 15 maj, në vendime më vete për secilin, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke konstatuar se për të dy të akuzuarit vazhdon të ekzistojë rreziku se do të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera kundër atyre që perceptohen se janë kundër UÇK-së, përfshirë dëshmitarë që kanë dhënë ose mund të japin dëshmi në këtë çështje gjyqësore dhe/ose pritet të paraqiten para Dhomave të Specializuara të Kosovës. Gjykatësit konstatuan gjithashtu se komunikimet e të akuzuarve mund të kufizohen në një mënyrë që zvogëlon mjaftueshëm këto rreziqe vetëm me anë të zbatimit të kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, tha Doyle.

The post Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ish kryeministri lituanez Gediminas Kirkilas gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

RTI

VIDEO/ Po i nënshtrohej restaurimit, përfshihet nga flakët një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës në Danimarkë

admin

Paris, 6 ish-nxënës dalin në gjyq për rastin e vrasjes së mësuesit

rezart morina