RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Paris, 6 ish-nxënës dalin në gjyq për rastin e vrasjes së mësuesit

paris,-6-ish-nxenes-dalin-ne-gjyq-per-rastin-e-vrasjes-se-mesuesit

Në Paris filloi gjyqi i të dyshuarve për vrasjen e arsimtarit të historisë në Francë në vitin 2020, transmeton Anadolu.

Gjithsej gjashtë ish-nxënës dolën para gjykatës për të mitur për shkak të moshës së tyre në kohën e krimit, raportoi transmetuesi France Info të hënën.

Gjyqi do të mbahet me dyer të mbyllura deri më 8 dhjetor, shtoi i njëjti burim.

Pesë nga të dyshuarit akuzohen për “bashkim kriminal me qëllim përgatitjen e dhunës së rëndë”, ndërsa i gjashti do të gjykohet për “shpifje”.

Gjyqi për tetë të dyshuarit kryesorë do të fillojë në fund të vitit 2024, shtoi France Info.

Sulmi kishte shkaktuar një zemërim emocional në Francë.

Më 16 tetor 2020, Abdoullah Anzorov i preu kokën Samuel Patyt (47), mësues i historisë dhe gjeografisë në Kolegjin Bois-d’Aulne në Conflans-Saint-Honorine, në periferi të Parisit.

Sulmuesi 18-vjeçar me origjinë çeçene u qëllua nga policia.

Sipas raportimeve të mediave, mësuesi, gjatë një prej orëve të tij për lirinë e shprehjes, kishte treguar karikaturat e diskutueshme që përshkruanin Profetin Muhamed.

Related posts

Egjipti planifikon të shpojë 35 puse gazi deri në vitin 2025

admin

Vdekja e vëllait të kryetarit të komunës së Istogut, policia: Në vendngjarje u gjet një armë

admin

11 vjet nga tragjedia e Restelicës, ku orteku i borës la të vdekur dhjetë qytetarë

admin