Sot për vizitë në vendin tonë është kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ndërkaq është pritur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Konjufca në një postim në Facebook shkruan se Kosova dhe Shqipëria kanë lidhje të natyrshme vëllazërore.
“I urova nga afër detyrën e saj të re, me bindje të plotë se jo vetëm që do të vijojmë bashkëpunimin e ngushtë e shembullor që kemi pasur mes institucioneve tona legjislative, por do ta forcojmë atë edhe më tej.
Ndërkaq, kryetarja Spiropali shprehu gatishmërinë e saj pa rezerva, për të punuar me të gjitha kapacitetet në drejtim të ruajtjes dhe thellimit të bashkëpunimit mes institucioneve.
“Edhe në konferencën e përbashkët për shtyp, rivendosëm në dukje domosdoshmërinë e mbështetjes së ndërsjellë, si dhe bindjen e përbashkët se sfida e Kosovës në raportet me Serbinë vendoset në rrugë të drejtë për sa kohë bazohet në njohje të ndërsjellë, shkëputje e ndëshkim ndaj së shkuarës së krimeve të luftës”, shkruan ai. /Telegrafi/
The post Spiropali në Prishtinë, Konjufca: Kosova dhe Shqipëria kanë lidhje të natyrshme vëllazërore first appeared on Radio Televizioni Iliria.