RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti, serbëve të Kosovës: Obligimi ynë është t’i mbrojmë të drejtat tuaja nga veprimet diskriminuese

kurti,-serbeve-te-kosoves:-obligimi-yne-eshte-t’i-mbrojme-te-drejtat-tuaja-nga-veprimet-diskriminuese

Kryeministri Albin Kurti, përmes një videomesazhi në gjuhën serbe, i është drejtuar serbëve që jetojnë në Kosovë, duke i njoftuar se nga e hëna do të fillojë lëshimi i dokumentit hyrje-dalje në të gjitha pikat kufitare për qytetarët që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Në të njëjtën ditë, i ka njoftuar se do të fillojë edhe procesi i regjistrimit të veturave që posedojnë targa ilegale, të cilat do të kthehen në targa RKS.

Sipas Kurtit, Qeveria është e gatshme të ndihmojë qytetarët serbë në lidhje me paqartësitë që ata mund të kenë.

Po ashtu, ai theksoi se këtë rregull Serbia ka filluar ta zbatojë para 11 vitesh.

Tutje, kreu i ekzekutivit është shprehur se Qeveria e Kosovës e ka për obligim që t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve nga veprimet diskriminuese.

“Nuk duam që këtë veprim tonin ta kuptoni ndryshe, përvec si përgjigje ndaj shkeljeve të të drejtave, të drejtave tuaja, si nënshtetas të Republikës së Kosovës. Obligimi jonë është që të mbrojmë të drejtat tuaja nga veprimet diskriminuese të cilat sic janë kërcënim ndaj shtetit, janë kërcënime ndaj gjithë neve, si shtetas të tij”, u shpreh Kurti.

“Institucionet bartëse të këtij procesi kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore dhe logjistike. Zyrtarët shtetërorë janë të përkushtuar që bashkërisht me ju, ta fillojnë dhe zhvillojnë këtë proces me sukses”, vazhdoi më tej kryeministri.

Related posts

Akuzohet për pjesëmarrje në masakrën e Izbicës, dënohet me 13 vite burg ish-pjesëtari i forcave ushtarake serbe

admin

KEK: Njësia B1 rikthehet në operim, prodhimi i energjisë në kapacitet të plotë

admin

BE-ja zgjat misionin detar në Detin e Kuq deri në vitin 2027

Muhamet Ramadani