RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spiropali: Presidenti Erdogan, mik i besuar i Shqipërisë dhe i popullit shqiptar

spiropali:-presidenti-erdogan,-mik-i-besuar-i-shqiperise-dhe-i-popullit-shqiptar

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se Turqia luan një rol “të palëkundur” në avancimin e paqes, sigurisë dhe ekuilibrit strategjik në Ballkanin Perëndimor, transmeton Anadolu.

Spiropali u prit të premten në Stamboll nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të takimit të dytë të Platformës së Paqes në Ballkan, ku morën pjesë edhe ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit.

Në një postim në rrjetin social amerikan X të dielën, Spiropali tha se ishte e nderuar nga pritja nga ana e presidentit Erdogan, të cilin e ajo e quajti “mik i besuar dhe i vlerësuar i Shqipërisë dhe i popullit shqiptar”.

“Shpreha vlerësimin tim të thellë për rolin e palëkundur të Turqisë në avancimin e paqes, sigurisë dhe ekuilibrit strategjik në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ajo.

Spiropali ka thënë më tej se marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Turqisë është e rrënjosur në historinë e përbashkët, respektin e ndërsjellë dhe besimin e qëndrueshëm midis dy popujve.

“Sot, kjo reflektohet në një partneritet të gjallë dhe me vizion, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e përbashkëta vazhdojnë të forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në gjithë rajonin”, ka deklaruar kryediplomatja shqiptare.

Të premten, ministrat e jashtëm të Ballkanit morën pjesë në Platformën e Paqes në Ballkan, në mikpritje të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan. Në vijim të takimeve, përfaqësuesit e rajonit u pritën edhe nga presidenti Erdogan.

Related posts

Zelensky: Rusia duhet të marrë pjesë në bisedimet për paqe! Ja plani që po përgatisim

admin

Turqia, Suedia dhe Finlanda do të takohen më 26 gusht nën mekanizëm të përbashkët

admin

Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën “Për pafajësinë e udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

Kushtrim Guraj