RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spiropali: Shqipëria beson se zgjerimi i BE-së është një nga mjetet më efikase për paqe në Evropë

spiropali:-shqiperia-beson-se-zgjerimi-i-be-se-eshte-nje-nga-mjetet-me-efikase-per-paqe-ne-evrope

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka deklaruar se Shqipëria beson se zgjerimi i Bashkimit Evropian (B) është një nga mjetet më efikase për siguri dhe paqe në Evropë, transmeton Anadolu.

Kryediplomatja e Shqipërisë ka pritur në Tiranë zëvendëskryeministren për Çështjet Evropiane të Moldavisë, Cristina Gherasimov.

Në një reagim në rrjetet sociale për takimin, Spiropali ka theksuar se me zëvendëskryeministren Gherasimov “bashkëndajmë orientimin e fortë drejt vlerave evropiane”.

“Shqipëria beson se zgjerimi i BE-së është një nga mjetet më efikase për siguri dhe paqe në Evropë. Ashtu si për Ballkanin Perëndimor, ne mbështesim anëtarësimin e plotë të Moldavisë dhe Ukrainës në BE. Duke vlerësuar sakrificën e jashtëzakonshme dhe vendosmërinë e qeverisë dhe popullit të Moldavisë për t’i rezistuar influencave malinje, presionit, fushatave të dezinformimit, për një vend të lirë, demokratik, në familjen evropiane”, ka shkruar në Spiropali.

Takimi Spiropali-Gherasimov është realizuar në selinë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve të tjerë nga të dy vendet.

Related posts

“Doktor vdekja”, mjeku dënohet me burg përjetë! Helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën

admin

“Kjo situatë duhet të përmbyset urgjentisht”- OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit

admin

Ushtarët izraelitë u filmuan duke hedhur nga çatia trupat e pajetë të palestinezëve, IDF nis hetimet! Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë: Sjellje e neveritshme

admin