RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spiropali vizitë në Kiev: Shqipëria do të qëndrojë pranë Ukrainës

spiropali-vizite-ne-kiev:-shqiperia-do-te-qendroje-prane-ukraines

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka mbërritur në Kiev ku po zhvillon vizitë zyrtare, ndërkohë është takuar me homologun e saj ukrainas, Andrii Sybiha, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, thuhet se vizita e Spiropalit realizohet për të rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën “përballë sulmeve masive që kanë targetuar popullsinë civile dhe infrastrukturën kritike”.

“Kievi vijon të përballet me sulme masive, që targetojnë popullsinë civile dhe infrastrukturën kritike. Në këtë mot dimri ekstrem, ukrainasit po përjetojnë pasojat e mungesës së energjisë, ngrohjes dhe ujit”, deklaroi Spiropali nga kryeqyteti i Ukrainës.

Sipas ministrisë, Spiropali theksoi se “Shqipëria do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, në rrugën drejt një paqeje të drejtë e të qëndrueshme dhe për të ardhmen e përbashkët europiane”.

Në njoftimin e ministrisë theksohet se ministri Sybiha falenderoi Spiropalin për qëndrimet e saj dhe të qeverisë shqiptare në krah të sakrificës së Ukrainës, duke theksuar se “mbështetja e vendeve mike si Shqipëria për të drejtën e Ukrainës, do të thotë shumë në këto kohë sfiduese”.

Spiropali dhe Sybiha nënshkruan deklaratë të përbashkët që sipas ministrisë “dënon agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës si një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe normave të së drejtës ndërkombëtare”.

Gjithashtu thuhet se deklarata nënvijëzon rëndësinë e mbajtjes përgjegjëse të Federatës Ruse “për krimet kundër Ukrainës”. Gjatë vizitës së saj në Ukrainë, ministrja Spiropali do të pritet në takim edhe nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Related posts

Osmani në takim me Peach: Ndërkombëtarët mos ta bëjnë barazimin, dihet se Serbia është agresori

admin

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë përfundimin e pranisë së tyre ushtarake në Jemen

admin

Turqia nderon dëshmorët e Masakrës në Khojaly në 34-vjetorin e saj

Hevzi