RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spitalet gjermane mund të falimentojnë shkaku i krizës energjetike

spitalet-gjermane-mund-te-falimentojne-shkaku-i-krizes-energjetike

Këtë vit 59 për qind e spitaleve presin humbje të mëdha financiare, ka theksuar kreu i Federatës Gjermane të Spitaleve.

Federata Gjermane e Spitaleve paralajmëroi për një valë “të paprecedentë” falimentimesh vitin e ardhshëm për shkak të krizës energjetike dhe inflacionit të lartë.

“Klinikat tona mund të goditen nga një valë falimentimesh në vitin 2023”, tha Gerald Gass, kryetari i grupit, për mediat lokale, duke shtuar se plani i ndihmës financiare të qeverisë ka qenë i pamjaftueshëm.

Sipas një hulumtimi vjetor të kryer nga Instituti Gjerman Spitalor, 59 për qind e spitaleve presin humbje të mëdha financiare këtë vit, ndërsa disa prej tyre tashmë po operojnë me marzhe negative.

Aktualisht, vetëm 21 për qind e spitaleve shpresojnë për një rezultat të balancuar për vitin financiar 2022.

Hulumtimi zbuloi gjithashtu se 56 për qind e spitaleve presin që situata ekonomike të përkeqësohet më tej vitin e ardhshëm.

Gass kritikoi reagimin joadekuat të qeverisë ndaj krizës aktuale.

“Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, kishte thënë se mjekësia ka përparësi ndaj ekonomisë, por ky mbeti vetëm një premtim bosh”, tha ai për gazetën RedaktionsNetzwerk Deutschland.

Gass tha se ndërsa plani i fundit i qeverisë për kompensimin e rritjes së çmimit të energjisë ishte një zhvillim pozitiv, ai nuk ishte i mjaftueshëm, pasi spitalet kanë nevojë për më shumë mbështetje financiare për shkak të rritjes së kostos së përgjithshme të lidhur me inflacionin.

Sipas vlerësimeve të Federatës Gjermane të Spitaleve, spitalet kanë nevojë për rreth 15 miliardë euro mbështetje financiare për tejkalimin e krizës aktuale. /aa

Related posts

Rama i drejtohet Kurtit me letër të hapur: Të zhbllokohet projekti i Unazës së Prishtinës

RTI

Angli, plazhi Bournemouth shndërrohet në memorial gjigand për fëmijët e vrarë palestinezë në Gaza

admin

Raport: 706 anëtarë të familjeve të gazetarëve palestinezë u vranë në Gaza nga ushtria izraelite

RTI