RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stambolli do të organizojë Samitin Ndërkombëtar për Ndihmën Humanitare në Gaza

stambolli-do-te-organizoje-samitin-nderkombetar-per-ndihmen-humanitare-ne-gaza

Më shumë se 200 institucione nga Turqia dhe 48 vende të tjera do t’i bashkohen Samitit Ndërkombëtar për Ndihmën Humanitare në Gaza, të organizuar nga Fondacioni Diyanet (TDV) i Turqisë, me qëllim theksimin e krizës humanitare të Gazës dhe forcimin e solidaritetit global, transmeton Anadolu.

Samiti do të mbahet në Stamboll më 11 dhe 12 nëntor, me temën “E ardhmja e Gazës”.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë më shume se 400 pjesëmarrës, përfshirë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, mbrojtës të të drejtave të njeriut, akademikë dhe përfaqësues të mediave.

Samiti synon të adresojë krizën humanitare 2-vjeçare në Gaza duke theksuar nevojat urgjente të miliona njerëzve të prekur nga infrastruktura, shëndetësia, arsimi dhe strehimi. Ai gjithashtu do të promovojë ndihmë të qëndrueshme dhe rimëkëmbjen pas një armëpushimi.

Samiti dy-ditor do të përfshijë pesë punëtori për të diskutuar të gjitha temat që lidhen me ndihmën humanitare gjithëpërfshirëse dhe sistematike në Gaza.

Një deklaratë përfundimtare do të publikohet në fund të samitit.

Related posts

Haaretz: Lufta, pasoja të rënda psikologjike në Izrael!

Kushtrim Guraj

10 mijë trupa rrethojnë qytetin në El Salvador në përpjekje për të goditur bandat

admin

E konfirmon Ministria e Jashtme e Kosovës: I vrari në Serbi është Faton Hajrizi

admin