RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stampedo para një stadiumi në Irak, dy të vdekur e dhjetëra të lënduar

stampedo-para-nje-stadiumi-ne-irak,-dy-te-vdekur-e-dhjetera-te-lenduar

Në një rrëmujë jo shumë larg stadiumit të futbollit në qytetin irakian të Basrës, dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, raporton Reuters.

Mijëra tifozë po tentonin të hynin në stadium kur ndodhi incidenti, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Pamjet tregojnë se ka pasur një turmë të madhe dhe rrëmujë para hyrjes së stadiumit, ku dy persona humbën jetën dhe të paktën 60 janë lënduar, disa prej të cilëve janë në rrezik për jetën.

Qyteti i Basrës është mikpritës i kupës së vendeve të Gjirit Arabik dhe është ndeshja finale në të cilën do të përballen Iraku dhe Omani. /koha

Related posts

Sot në Hagë jepet vendimi për ish-krerët e UÇK-së/ Avokati i Thaçit: Do të flas pas shpalljes së aktgjykimit

admin

Trumpi: ShBA-ja po “pastron” Ngushticën e Hormuzit

Hevzi

Rrufetë vrasin 10 persona në Indi

Muhamet Ramadani