RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Stano: Për largimin e masave vendosin shtetet anëtare të BE-së, jo politikanët e Kosovës

stano:-per-largimin-e-masave-vendosin-shtetet-anetare-te-be-se,-jo-politikanet-e-kosoves

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka folur sot lidhur me kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për largimin e masave ndaj Kosovës.

Stano në një konferencë për media tha se Bashkimi Evropian kur i ka vendosur masat e ka bërë të qartë se janë të përkohshme dhe mund të hiqen, por për këtë tha vendosin shtetet anëtare të BE-së, e jo politikanët e Kosovës.

“…kur janë vendosur masat Bashkimi Evropian ishte i qartë se ato janë të përkohshme dhe mund të hiqen, por për këtë vendosin vendet anëtare të BE-së, e jo kur vendosin politikanët e Kosovës…”, tha Stano, pasi u pyet se kur pritet largimi i masave ndaj Kosovës.

Lidhur me çështjen e largimit të masave ndaj Kosovës, Stano tha se diskutimet në BE janë në vazhdim e sipër.

Ndryshe, sot kryeministri i vendit, Albin Kurti përsëriti kërkesën që masat ndëshkuese ndaj Kosovës të largohen.

Related posts

Afro 6.500 foshnja lindën në Turqinë jugore pas tërmetit

rezart morina

“Jetët e Sirisë kanë rëndësi”, zhvillohen protesta në Angli pas pasojave të tërmetit

rezart morina

Plagosen dy persona në Ferizaj

admin