RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Afro 6.500 foshnja lindën në Turqinë jugore pas tërmetit

afro-6.500-foshnja-linden-ne-turqine-jugore-pas-termetit

Sipas shifrave të fundit, të paktën 40.642 njerëz humbën jetën në dy tërmetet e forta që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt.

Pothuajse 6.500 foshnja kanë lindur në jug të Turqisë që nga dita kur dy tërmete shkatërruese tronditën rajonin javën e kaluar, tha sot ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca.

“Në rajonin e prekur nga tërmeti kanë lindur gjithsej 6.447 foshnja që nga dita e parë e fatkeqësisë. Çdo fëmijë i lindur është shpresë”, tha Koca në Qendrën Koordinuese të Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe të Emergjencave (AFAD) në distriktin jugor të Hatay. Duke u uruar foshnjave jetë të bukur dhe të gjatë, Koca tha se “shërbimet e nevojshme shëndetësore për foshnjat dhe nënat e tyre ofrohen pa probleme”. Lidhur me ekzaminimet, Ministri i Shëndetësisë tha se në rajonin e prekur nga tërmeti janë kryer 10.489 vëzhgime mjekësore të grave shtatzëna, si dhe mbi 10.000 ka qenë edhe numri i ndjekjeve pas lindjes. Ai vuri në dukje se janë bërë mbi 10.000 teste gjaku neonatale, mbi 5.100 foshnja janë kontrolluar për atrofi muskulare kurrizore dhe janë dhënë 154.212 doza vaksinash si pjesë e programit të imunizimit të fëmijërisë.
Gjithashtu, për pjesën tjetër të shërbimeve shëndetësore në zonat e prekura nga tërmeti, Koca tha: “Numri i pacientëve të shtruar në spital nga tërmetet në 10 zonat e fatkeqësisë nga sot është 6.108. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 21.859. Numri i përgjithshëm i pacientëve të liruar është mbi 13.500. “Më shumë se 51.150 pacientë dhe persona të lënduar janë transferuar nga zona e prekur nga tërmeti në spitalet e qyteteve të tjera”, tha ai. “Gjithashtu, në zonën e fatkeqësisë janë ngritur 114 njësi emergjente dhe 25 spitale fushore”, theksoi ministri turk.
Sipas shifrave të fundit, të paktën 40.642 njerëz humbën jetën në dy tërmetet e forta që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt. Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë me epiqendër në qarkun Kahramanmaraş të Turqisë prekën edhe 11 rrethe të tjera jugore të Turqisë si Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Hatay, Gaziantep, Malatya, Kilis, Osmaniye, Elazig dhe Şanlıurfa. Mbi 13 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese. Ato u ndien edhe në vende të tjera të rajonit dhe më katastrofikisht në Siri, ku vdiqën të paktën 5.840 njerëz.

Related posts

Komisioni Evropian do të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën, disa shtete ende skeptikë ndaj vendimit

admin

Pas Italisë dhe Gjermanisë presidenti Zelensky viziton Parisin

admin

Protestë në Londër, kërkohet që Izraeli t’i japë fund sulmeve në xhaminë Al-Aksa

rezart morina