Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se rihapja e urës së Ibrit është çështje e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret në kuadër të dialogut.
“Bisedimet janë duke vazhduar edhe BE-ja po bashkëpunon ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë. Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve të interesuara që të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm”,deklaroi Stano, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi poashtu se të gjitha marrëveshjet nga dialogu, përfshirë edhe ato për për urën e Ibrit, duhet të zbatohen plotësisht.
Duhet përkujtuar që tema e hapjes së urës së Ibrit është ngritur si diskutime dhe në takimin e javës së kaluar që kryeministri Albin Kurti pati me ambasadorët e QUIN-it në Kosovë.
Kurti madje ka deklaruar se hapja e urës së Ibrit nuk është kundër askujt.