RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet numri i të vdekurve nga fundosja e varkës me migrantë në afërsi të Greqisë – VIDEO

rritet-numri-i-te-vdekurve-nga-fundosja-e-varkes-me-migrante-ne-afersi-te-greqise-–-video

Së paku 59 migrantë kanë humbur jetën dhe mbi 100 kanë shpëtuar, pasi një anije peshkimi është fundosur në afërsi të bregdetit jugor të Greqisë, shkruan BBC.

Është e paqartë se sa persona ishin në anije kur u fundos 80 kilometra në jugperëndim të Pylosit.

Por, zyrtarët grekë dhe Organizata Botërore e Migracionit (IOM) ka thënë se qindra persona ishin në anije.

Rojat bregdetare të Greqisë kanë thënë se anija është zbuluar në ujërat ndërkombëtarë vonë të martën, nga një aeroplanë që i takon agjencisë së BE-së për kontroll kufitar, Frontex.

Rojat kanë thënë se pasagjerët kishin “refuzuar çdo ndihmë” dhe se asnjëri prej tyre nuk kishte veshur ndonjë jelek shpëtimi.

Por, vetëm disa orë më vonë, anija u fundos, ndërsa u nis një operacion i madh kërkim-shpëtimi. Operacioni u pengua nga erërat e forta.

Anija raportohet se ishte nisur për në Itali nga Libia, ndërsa shumica ishin burra në të 20-tat. /koha

Related posts

Putin merr kontrollin e Wagner pas vdekjes së Prigozhin, mijëra ushtarë i japin llogari Kremlinit

admin

Sot votohet për largimin e kryetarëve në veri

rezart morina

Qeveria izraelite, takim brenda tuneleve të Murit Al-Buraq të Al-Aksa-s

rezart morina