Sekretari shtetëror i mbrojtjes në Serbi, Nemanja Staroviq, ka reaguar pas videos së publikuar nga kryeministri Albin Kurti, ku shiheshin forca serbe në kufi me Kosovën.
Staroviq thotë se ‘forcat e armatosura serbe, nuk kanë hyrë prej vitit 1999 në Kosovë dhe nuk do të hyjnë kurrë pa lejen e KFOR-it.
“Që ta ripërsërisim, zëshëm dhe qartë, forcat e armatosura eserbe nuk kanë hyrë asnjëherë në territorin e Kosovës pas vitit 1999 dhe nuk do të hyjnë kurrë, pa lejen e KFOR-it, ashtu siç parashihet në Rezolutën 1244”, shkruan Stareviq.
Ai pretendon se publikimet e pamjeve nga ana e kryeministrit Kurti, janë vetëm për t’i ‘shërbyer si pretekst që ta vazhdojë gjahun ndaj komunitetit serb në Kosovë’.
“Sa e papërgjegjshme, përdorimi i disa imazheve gjoja ‘e invazionit’ për të arsyetuar shtypjen dhe dhunën institucionale të serbëve që jetojnë në Kosovë. Para një viti e gjysmë, Kurti prezantoi okupimin në formë ushtarake të Veriut të Kosovës, duke i ndaluar serbët që të votonin, duke vendosur shqiptarë për të qeverisur në qytetet serbe në veri, dhe që nga shkurti, ka privuar serbët nga monedha. Të gjitha këto masa diskriminuese të njëanshme, janë aprovuar taktikisht nga ndërkombëtarën, nën pretekstin për ‘mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës’, që nënkupton se Kurti është i lirë t’i trajtojë popullin serb si pengje”, shkruan veç tjerash ai.
Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka publikuar pamje që thotë se janë nga dy pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, e ku thotë se ‘njësi të specializuara të Serbisë po qëndrojnë pak metra larg kufirit me Kosovën’.