RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

​Zelensky: Do të likuidojmë ushtarët rusë që veprojnë pranë Zaporozhzhia

​zelensky:-do-te-likuidojme-ushtaret-ruse-qe-veprojne-prane-zaporozhzhia

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi mbrëmë se ushtria e Ukrainës do të synojë ushtarët rusë që qëllojnë në termocentralin e okupuar bërthamor në jug të vendit ose do ta përdorin si një pozicion për të hapur zjarr.

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer akuza për disa incidente të fundit dhe bombardime të objekteve brenda Zaporozhye, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë që u kap nga trupat ruse në fillim të luftës.

“Çdo ushtar rus që ose qëllon në një objekt, ose qëllon duke përdorur një objekt si pozicion zjarri, duhet të kuptojë se ai bëhet një objektiv i veçantë për agjentët tanë të inteligjencës, për shërbimet tona speciale, për ushtrinë tonë”, tha Zelensky, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Organizata G7 i bëri thirrje Moskës që të tërheqë forcat e saj të armatosura nga termocentrali bërthamor, ndërsa agjencia e inteligjencës ushtarake ukrainase paralajmëroi për provokimet e reja ruse rreth centralit, ndërsa kryetari i bashkisë në mërgim të qytetit Zhaporozhye deklaroi se termocentrali është “përsëri objektiv i rusëve me granata”.

Related posts

Ushtria izraelite ka përdorur municion sa për 30 vjet në më pak se 3 vjet luftë

Muhamet Ramadani

Ushtria siriane: Një bazë ushtarake u shënjestrua në një sulm nga territori irakian

RTI

Kurti: Urime Bajrami, vlerat e solidaritetit dhe paqes të bashkojnë të gjithë

Kushtrim Guraj