RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stazhierja e NATO-s arrestohet në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

stazhierja-e-nato-s-arrestohet-ne-belgjike-nen-dyshimin-per-spiunazh

Një grua kanadeze me origjinë kineze, e cila ishte stazhiere në selinë ushtarake të NATO-s në Mons, është arrestuar nën dyshimin për spiunazh, transmeton Anadolu.

Agjencia e lajmeve Belga raportoi se prokuroria federale njoftoi se e dyshuara u vendos nën masën e arrestit dje, pasi tërhoqi vëmendjen e shërbimeve të sigurisë së Shtabit Suprem të Forcave Aleate në Evropë (SHAPE).

Megjithëse detajet e sakta të akuzave nuk janë bërë publike, autoritetet thanë se ato lidhen me “spiunazh në favor të një vendi të tretë” dhe “pjesëmarrje në një organizatë kriminale”.

Meqë spiunazhi është në juridiksionin e saj, prokuroria federale mori menjëherë përsipër çështjen. Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera ndërsa hetimi vazhdon.

Related posts

Presidenti i Kroacisë njoftoi se do kandidojë për kryeministër, Gjykata Kushtetuese vendos: Të japë menjëherë dorëheqjen ose…

admin

Presidenti palestinez mbërrin në Egjipt për vizitë zyrtare dyditore

admin

Turqia thirrje OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar për ta njohur Qipron Veriore

admin