Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier vuri në pikëpyetje taktikat e fundit të përdorura nga protestuesit e klimës teksa vizitoi qytetin japonez të Kiotos, vendlindja e një marrëveshjeje kyçe mjedisore.
Steinmeier vlerësoI rritjen e ndërgjegjësimit publik për çështjet mjedisore ndërsa bëri thirrje për veprim vendimtar në luftën kundër ndryshimit të klimës.
Megjithatë, ai vuri në pikëpyetje nëse protestat që përfshinin hedhjen e ushqimit në piktura dhe ngjitjen e objekteve ose ndërtesave në trupin e tyre ishin efektive, në lidhje me protestat e fundit në Gjermani dhe në mbarë Evropën.
“Pyetja është nëse ajo që ne po shohim këto ditë, që pikturat e çmuara po hidhen me ushqime apo njerëzit po rrinë në rrugë, e ndihmon vërtet qëllimin e klimës”, tha Steinmeier.
“Kam frikë se më tepër, kjo vë në pikëpyetje mbështetjen e gjerë sociale për mbrojtjen vendimtare të klimës, ose e thënë ndryshe na heq mundësinë për të rritur edhe më shumë këtë mbështetje”, shtoi ai.
Gjatë vizitës së tij në qytetin e lashtë perandorak, Steinmeier kujtoi miratimin e Protokollit të Kiotos për të reduktuar emetimet e gazrave serrë.
“Fryma e Kiotos duhet të jetojë”, tha presidenti gjerman në fjalimin e tij në Universitetin Doshisha.
“Ne nuk duhet të mbetemi prapa në zbatimin, pavarësisht nga krizat e shumta. Përkundrazi, ne duhet të shkojmë edhe më tej”, paralajmëroi Steinmeier.
Presidenti gjerman shprehu besimin se samiti i ardhshëm botëror i klimës COP27 në qytetin turistik egjiptian, Sharm el-Sheikh do të ruante ambicien për të përmbushur angazhimet e Parisit dhe Glasgout.
Përmes nënshkrimin e Protokollit të Kiotos në 1997, palët ndërkombëtare u angazhuan për herë të parë në bazë të ligjit ndërkombëtar për të reduktuar emetimet e gazrave serrë. /atsh